Me 64 vota për Kuvendi voton Projektligjin për zyrtarët publik

12:13 | 02 Shkurt 2019

Me 64 vota për deputetët e Kuvendit të Kosovës ka votuar Projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të pavarura.

Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur sot ka shqyrtuar dhe ka miratuar me 64 vota Projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura me 65 amendamente.

Nait Hasani si kryesues i Komisionit për Administratë Publike, ka kërkuar që ky projektligj të votohet pasi sipas tij mosmiratimi i tij do të shkaktonte probleme me dy projektligjet që janë të parapara edhe sot në pikat e rendit.

Ai ka thënë se në punën për këtë projektligj janë përballur edhe me presione të organizatave të ndryshme buxhetore. “Në këtë projektligj ka disa amendamente që është një nga kërkesat e BE-së, reformat e administratës shtetërore dhe agjensione të pavarura. Mosmiratimi amendamenteve do të bëjë ngërçe për ligjin e pagave dhe për ligjin për zyrtarët e lartë”, tha Hasani.

Përndryshe, në pikën 7 të paraparë në rendin e ditës së seancës, do të votohet edhe ndarja buxhetore për vitin 2019.

Komento: