Më 8 janar ekipi negociator do të jetë në Bruksel, ndërsa presidenti Thaçi për skijim në Brezovicë

13:14 | 27 Dhjetor 2018

Nga janari pritet të intensifikohen bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se do të punojnë për arritjen e një marrëveshje të balancuar me shtetin e Serbisë dhe në interes të paqes dhe stabilitetit.

Në takimin e fundit për këtë vit me gazetarë, Thaçi përsëriti se do t’i mbështesë të drejtat e shqiptarëve në Luginë, kurse, shtoi se ekipi negociator është pajtuar që më 8 janar të jenë në Bruksel, ndërsa, ai do të jetë për skijim në Brezovicë.

“Ne do të punojmë shumë seriozisht duke iu përgjigjur nevojave të vendit, qytetarëve, shtetit për fqinjësi të mirë, që në muajt në vijim të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse, që Kosova të fitojë njohjen nga Serbia me një marrëveshje e balancuar”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, delegacioni ka legjitimitetin qytetarë por do të ishte me interes të ketë përfshirje edhe më të gjerë.

“Ekipi negociator do ta ketë përkrahjen time të plotë dhe se Kosova është gati për dialog”, tha ai.
Ndërsa në çështjen e Gjykatës Speciale, Thaçi tha se Kosova nuk ka çfarë të fsheh.

Kurse, sa i përket çështjes së ushtrisë, Thaçi ka ripërsëritur se gabimi i vetëm është që Kosova është vonuar për pesë vite në themelimin e saj.

Ai shtoi se kësaj kohe shpeshherë është ndier i vetmuar në kërkesën karshi ndërkombëtarëve.

Komento: