Më 8 janar ekipi negociator në Bruksel

12:07 | 26 Dhjetor 2018

Me fillim nga viti i ardhshëm Ekipi negociator i Kosovës për bisedime me Serbinë do të zhvilljë një vizitë në Bruksel

Ata do që qëndrojnë në Bruksel më 8 janar të vitit 2019.

Bashkëdrejtuesi i ekipit, Shpend Ahmeti ka konfirmuar këtë në konferencë pas takimit të tyre me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.

Ahmeti ka thënë se me ta nuk do të udhëtojë Presidenti Hashim Thaçi.

“Thaçi nuk është pjesë e ekipit dialogues. Ai mund të shkojë në Bruksel kur të ftohet Presidenti”, ka thënë Ahmeti.

“LDK dhe VV i kanë dy vende të rezervuara në delegacionin shtetëror, dhe ne do t’u dërgojmë vazhdimisht thirrje për të marrë pjesë në takime”.

“Unë nuk e di që kanë qëndrime të ndryshme. Mirë është që të kemi një zë që ta çojmë procesin përpara”, theksoi ai, raporton Koha.net.

“Edhe kryeministri edhe presidenti thanë se jemi në mbështetje të delegacionit shtetëror”, u shpreh Ahmeti.

Komento: