Më 8 prill do të jetë në Tiranë, BE tregon arsyen pse Kallas nuk do ta vizitojë edhe Kosovën

23:08 | 06 April 2025
me-8-prill-do-te-jete-ne-tirane,-be-tregon-arsyen-pse-kallas-nuk-do-ta-vizitoje-edhe-kosoven

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, do të qëndrojë në Tiranë më 8 prill.

Lidhur me vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor, zëdhënësja  e BE-së, Anitta Hipper, ka dhënë përgjigje për Klankosova.tv se pse Kaja Kallas nuk do ta vizitojë Kosovën e as Serbinë.

Në përgjigjen e saj thuhet se Kallas për shkak të kufizimeve kohore, nuk mund të vizitojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së mbetet plotësisht e përkushtuar për të gjithë rajonin dhe vizitat e ardhshme në vendet e tjera tashmë janë duke u planifikuar. Mbështetja e BE-së për stabilitetin dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor mbetet një prioritet”, tha ndër të tjera Hipper

Komento:
loading