Me 98.11 përqind të votave të numëruara në Serbi, partia e Vuçiqit fituese me 46.64 përqind

09:53 | 19 Dhjetor 2023
me-9811-perqind-te-votave-te-numeruara-ne-serbi,-partia-e-vuciqit-fituese-me-46.64-perqind

Në bazë të 98.11 për qind të vendvotimeve të përpunuara, nga gjithsej 8.273 në zgjedhjet parlamentare, lista “Aleksandar Vuçiq – Serbi nuk duhet të ndalet” ka fituar 46,64 për qind, gjegjësisht 1,752,304 vota, është bërë e ditur në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Serbi, transmeton FrontOnline.

Lista zgjedhore “Serbia kundër dhunës”  fitoi 23.66 për qind të votave.

Për listën zgjedhore “Ivica Daçiq – Kryeministër i Serbisë” votuan 6.56 për qind, ndërsa koalicioni NADA fitoi 5.04 për qind të votave./FrontOnline/

Komento: