Me aeroplanin e tij, Pacolli i çon në Berlin Thaçin e Haradinajn

20:29 | 28 April 2019

Arrijnë në Berlin krerët e shtetit.

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kanë mbërritur në Berlin ku do të marrin pjesë në Samitin e Berlinit me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emannuel Macron.

Thaçi dhe Haradinaj kanë fluturuar drejt Gjermanisë me aeroplanin privat të Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Sapo arritëm në Berlin për samitin e nesërm me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ecja përpara drejt integrimeve evropiane është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe tërë rajonin tonë! HTH”, shkroi Thaçi në Facebook.

E kryeministri pas mbërritjes në kryeqytetin gjerman tha se janë të përkushtuar për dioalog.

“Me ftesë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, sapo arrita në Berlin, për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Liderëve të Ballkanit Perëndimor. Ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro – atlantike.

Kosova në vazhdimësi ka luajtur rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm karshi detyrimeve të saja për fqinjësi të mirë dhe në përputhje me vlerat evropiane.

Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për dialog, paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë, gjithmonë duke respektuar vetëveten dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, duke ruajtur integritetin territorial dhe partneritetin me aleatët e përhershëm të saj!RH”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Komento: