Ende nuk është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Lideri i Partisë Liberaldemokrate në Serbi, Çedomir Jovanoviq ka deklaruar se dialogu në mes Serbisë dhe Kosovës duhet të vazhdojë menjëherë.
Sipas tij kushti i vënë nga Serbia që taksa 100% të largohet dhe dialogu të vazhdojë nuk është pengesë.
I njëjti lider serb i cili përkrah pavarësinë e shtetit të Kosovës shtoi gjithashtu se, me ose pa taksë, dialogu në mes dy vendeve do të vazhdojë, transmeton Indeksonline.
Jovanoviq nuk ngurroi të deklarojë se ndërprerja e dialogut i solli Serbisë dëme dhe se negociatat me shtetin e Kosovës duhet vazhduar.
“Ne mund të bëjmë përparim vetëm përmes dialogut. Ndërprerja e dialogut gjatë vitit të kaluar na solli vetëm pasiguri, taksa të paarsyeshme dhe rritjen e rrymave nacionaliste dhe ekstremiste në të dyja anët”, tha Jovanoviq