Me avionin privat të ministrit nga Kosova udhëtoi mafiozi italian

13:39 | 03 April 2019

Mafiozit italian i përgjohet telefoni, përmend lidhjet me ministrin kosovar.

Televizioni publik italian RAI ka publikuar një storje investigative rreth mafiozit italian Antonino Vadala, pjesë e nëntokës italiane ose klanit të njohur me emrin Ndrangheta, i cili akuzohet për trafikim me drogë.

Hulumtimi i gazetares Maria Grazia Mazzola nuk përfundon vetëm me italianin. Rasti implikon edhe politikanë të lartë Sllovak përfshirë ish-kryeministrin sllovak Robert Fico.

Vadala, i cili në Itali akuzohet për trafikim me drogë ka arritur që në Sllovaki të infiltrojë njerëz të tij në pozita të larta, më saktësisht të dashurën e tij si nëpunëse në Ministrinë e Brendshme dhe këshilltare të ish –Kryeministrit Fico.

Gazetarja Mazzola duke folur për mediat është shprehur si kryeministri sllovak e ka mbajtur afër vetës Maria Trooskova’n afër vetes kur e ka ditur për lidhjet e saj me mafiozin Vadala.

Sipas RAI, nga përgjimet bëhet e ditur se Vadala, që është pjesë e mafisë kalabreze, ka udhëtuar me aeroplan të Ministrit Kosovar, por ia përmendur emrin dhe pa dhënë detaje tjera.

Komento: