Me barkun jashtë e shumë pak e grimuar, kështu pozon Afërdita pranë burrit të saj

23:36 | 07 Qershor 2019

Ajo konsiderohet si njëra nga femrat më të bukura shqiptare.

Modelja shqiptare Afërdita Dreshaj, duket se po e shijon në maksimum jetën me burrin e saj, milionerin çek Jakup Kindl, shkruan IndeksOnline.

Ajo në paraqitjet e saj të vazhdueshme, po tregon se luksi në jetën e saj është bërë i përditshëm.

Teksa bukuroshja po paraqitet mjaft e lumtur përkrah milionerit çek, ajo po punon fort në projektet e saj që kanë të bëjnë me modën.

Afërdita kishte ‘provuar’ edhe në industrinë muzikore, duke publikuar edhe disa këngë, kryesisht bashkëpunime të cilat u pritën mjaft mirë.

Ajo ka publikuar disa fotografi teksa shihet e lumtur duke kaluar kohë relaksi pranë burrit të saj.

Kujtojmë që ajo mbahet mend edhe për lidhjen që kishte me këngëtarin Shpat Kasapi.

Komento: