Me brohorina Kurti pritet në Ferizaj, kryetari Aliu e thumbon: Janë aktivistë të Vetëvendosjes

12:16 | 10 Prill 2020

Kurti në Ferizaj pritet me brohorima, kryetari Aliu e thumbon: Janë aktivistë të Vetëvendosjes.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të vizitave të tij nëpër komuna ka qëndruar sot në Ferizaj, ku është takuar me kryetarin e komunës, Agim Aliu.

Kur po dilte nga objekti i Komunës për t’iu drejtuar mediave, Kurti u prit me brohorima nga disa qytetarë, për të cilët kryetari Aliu në shaka tha se janë aktivistë të Vetëvendosjes, shkruan Reporteri.net.

Ndryshe, edhe kryeministri Kurti dhe Agim Aliu theksuan nevojën e bashkëpunimit të nivelit qendror dhe lokal në menaxhimin e situatës me Covid-19

Gjatë ditës kryeministri Kurti ka qëndruar për vizitë edhe në Lipjan.

Komento: