Me ceremoni shtetërore pritet nga Osmani, Meta bën shqiponjën në Prishtinë

09:17 | 22 Korrik 2022

Osmani e pret me ceremoni shtetërore, Meta bën shqiponjën në Prishtinë.

Presidenti shqiptar Ilir Meta është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë, në vizitën e tij të fundit zyrtare si president.

Pas intonimit të himneve shtetërore, Meta gjatë kalimit para gjatë gardës ceremoniale bëri edhe simbolin e shqiponjës.

Pas takimit, dy presidentët pritet që të mbajnë konferencë për media.

Komento: