“Me cilat parti jeni të afërt?”, tensione në Komision, Hekuran Murati akuza SBASHK-ut

12:13 | 23 Shtator 2022

Edhe sot në Komisionin për Arsim ku ndodhen përfaqësues të SBASHK dhe dy ministrat e Qeverisë, Arbërie Nagavci e Hekuran Murati, ka pasur përplasje të ashpra.

Ka qenë ministri i Financave, Hekuran Murati, ai që fillimisht ka akuzuar anltarlt e SBASHK-ut se janë të afërt me partitë opozitare.

“Nga ana e përfaqësuesve të Këshillit Grevist u tha se kush janë dhe çfarë pozita mbajnë por besoj që duhet t’i njohim më mirë. Për shkak se për zotin Ymeri është raportuar se ka afërsi me subjekte të caktuara politike. E pata fjalën nëse nuk më lejohet s’është problem”, tha ai.

E kjo shkaktoi nervozizëm tek deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Pas kësaj situate, Albena Reshitaj kërkoi që ministri të flas për implikimet buxhetore dhe të mos merret me çështje tjera.

Në këtë takim nuk është parë i pranishëm kreu i SBASHK, Rrahman Jasharaj i cili ditëve të fundit ka pasur përplasje me deputetin e VV-së, Dimal Basha, po në të njëjtin Komision.

Komento: