Me cilën parti do të lidhë koalicion, Rama: Jemi të hapur për të gjitha

09:25 | 04 Korrik 2024
me-cilen-parti-do-te-lidhe-koalicion,-rama:-jemi-te-hapur-per-te-gjitha

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përpairm Rama, ka folur mbrëmë për mundësinë e koalicioneve në kryeqytet.

I pyetur nëse LDK-ja në Prishtinë është afër lidhjes së koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Rama ka thënë se janë të hapur për të gjitha partitë.

“Ne i kemi ftuar të gjithë dhe i ftojmë të gjithë dhe vazhdojmë t’i ftojmë të gjithë. Jemi të hapur për të gjitha partitë”, ka thënë Rama.

Ai ka folur edhe për prishjen e koalicionit me PDK’në.

“Nuk është këtu punë e shkarkimit të drejtorëve, prishjeve të koalicionit., Unë e kam thënë edhe kam qenë me sinqeritetin më të madh, shkarkimi i shërbimeve publike ka qenë si rezultat i problemit me mbeturina. E ka pas një periudhë kohore 1 vjecare… Nëse një parti vendos tash me i tërheq edhe ekipin e vetë si rezultat i një problem që është dashtë me zgjidh kryeqyteti, ai nuk është problem i imi. Është problem i asaj partie…Unë kam thanë që pranoj vetëm drejtorë që janë të profilizuar dhe janë profesionistë”, ka thënë Rama në RTV Dukagjini.

Komento: