Medeline Albrightit i jepet çmimi “Urdhëri i Lirisë”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë çmimin “Urdhëri I Lirisë” për ish-Sekretaren e shtetit amerikan Medeleine Albright.
Thaçi duke falenderuar ish-Sekretaren Albright për kontributin në lirinë dhe pavarësinë e Kosovë ka ndarë çmimin “Urdhëri i Lirisë”.
“SHBA-të na kanë dhënë dinjitetin për të jetuar në Kosovë të qetë dhe të lirë, të gjihtë qytetarët përfshirë shqiptarët, serbët, malazezët e gjithë të tjerët”, u shpreh Thaçi.
Medelinde Albright pas ndarjes së çmimit tha se më pëlqen të marr dekorata, por kjo dekoratë sot më bën shumë të lumtur që jam pjesë e Kosovës.
“Kurrë nuk do ta harroj kur erdha në Kosovë pas luftës ku kishte turma të mëdha njerëzish ku në çdo cep shkruante “Faleminderit Amerikë” , çfarë ShBA kanë bërë për Kosovën ishte gjëja e duhur” u shpreh ish-Sekretarja e shtetit.
Më tej, Albright u shpreh se Kosova është e pavarur dhe duhet të njihet si e tillë.