Me darkë dhe verë, kështu pritet Rama në Serbi

22:18 | 03 Nëntor 2021

Edi Rama, ka qëndruar sot për vizitë në Serbi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në darkë me verë të kuqe në Beograd nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Vizita e Ramës në Beograd vije pasi që nesër është takimi i radhës për nismën “Ballkani i Hapur”, shkruan lajmi.net.

Së bashku me të në darkë janë të pranishëm edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov si dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Fotoja është bërë publike në rrjetin social Instagram, ku presidenti Vuçiç shkruan me krenari për verën që u ka ofruar miqve nga Ballkani.

“Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant “Salon 1905” me miq nga rajoni, Edi Rama, Zdravko Krivokapic dhe Nikola Dimitrov. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verërat shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit”, ka shkruar Vuçiq.

Komento: