Duket se dasmat nuk po kanë të ndalur kohëve të fundit në vendin tonë.
Përveç në shtëpinë e këngëtarës Remzie Osmanit, dasëm është zhvilluar edhe tek familja e presidentit, shkruan “Kosovarja”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbrëmë ka martuar djalin e vëllaut.
Kushtrim Thaçi, djali i Gani Thaçit, dje ka kurorëzuar dashurinë e tij me bukuroshen Edona Ahmetin.
Dasma është zhvilluar në ambientet e hotelit Emerald, ndërsa misafirët i ka shoqëruar
njëra nga motrat Libohova.
Edona, përveç që ka shkëlqyer mbrëmë në datën më të rëndësishme, pamja mahnitëse e saj nuk ka munguar as në natën e beqarisë.
Me këtë foto të saj, do të bindeni edhe ju vet.