‘Më deshe shumë vëlla’, Gold Ag humb një person të dashur

19:25 | 29 Dhjetor 2021

Reperi shqiptar, Gold Ag ka humbur një njeri shumë të dashur.

Ai përmes një njoftimi në rrjete sociale ka thënë se ka vdekur organizatori i koncerteve në Selanik.

Sipas njoftimit, i ndjeri ka vdekur pas një sëmundjeje me të cilën po përballej prej vitesh.

Paska ndërruar jetë Rudi, organizatori i festave shqiptare në Selanik.

Shumë kohë me sëmundje por gjithmonë ishe me shpresë te Zoti.

Lus Zotin e Plotfuqishëm që ajo sëmundje të jetë pastrim për ty për Xhenet në përjetësi.

Më deshe fort vlla, do të lutem për ty që Allahu të falë e mëshiron 🤲🏼😢.”, ka shkruar Gold Ag në postimin e tij. /ORAinfo/

Komento: