
Ylli i Realit, kishte qenë një nga pikat kryesore të nikoqirëve, Marokut ku i dërgoi deri në finale për herë të parë që nga viti 2004.
Por Brahim, u komentua për penalltinë e tij të humbur, në minutat e fundit të kohës së rregullt që rezultoi edhe në humbjen ndaj Senegalit.
Ai në faqen e tij në rrjetet sociale, bëri një shkrim teksa i kërkoi falje të gjithë popullit marokan.
“Më dhemb shpirti. E ëndërrova këtë titull falë gjithë dashurisë që më keni dhënë, çdo mesazhi, çdo mbështetjeje që më bëri të ndihem se nuk isha vetëm. Luftova me gjithçka që kisha, me zemrën time mbi të gjitha. Dje dështova, dhe marr përgjegjësi të plotë dhe kërkoj falje nga thellësia e zemrës sime. Do të jetë e vështirë të shërohem, sepse kjo plagë nuk shërohet lehtë, por do të përpiqem. Jo për veten time, por për të gjithë ata që besuan tek unë dhe për të gjithë ata që vuajtën me mua. Do të vazhdoj derisa një ditë të mund ta shpërblej gjithë këtë dashuri dhe të jem burim krenarie për popullin tim maroken”, deklaroi ylli i Realit.
Diaz, mori “Këpucën e Artë” të Kupës së Afrikës, ku kishte shënuar 5 gola.