Me dimi e jelek, Dua Lipa ja poston foton nënës së saj për ditëlidje

21:09 | 28 Qershor 2020

Sot është një ditë e rëndësishme për këngëtaren shqiptare, Dua Lipën.

Nëna e këngëtares së famshme ka ditëlindjen dhe me këtë rast një urim edhe përmes rrjeteve sociale ka marr nga bija e saj.

Këngëtarja 24 vjeçare ka zgjedhur disa fotografi nga e kaluara dhe si mbishkrim ka vendosur një urim të veçantë për nënën.

Gëzuar ditëlindjen nëna ime e bukur, e ëmbël, e dashur, dhe përtej kësaj gruaja më e fortë në jetën time. Faleminderit që ekziston! Ne të gjithë jemi aq me fat që ju keni udhëhequr gjatë jetës me dashurinë dhe mbështetjen tuaj të pakushtëzuar – Unë të dua, ne ju duam. Mbretëresha jonë !!!”, ka shkruar Dua në “Instagram”.

Në mesin e fotove, nëna e Duas shfaqet edhe me dimi e jelek. Kaq bukur po duket ajo në këtë veshje.

Komento: