Me duar të lidhura dhe me kokë ulur, Dardan Krivaqa dërgohet në stacionin policor në Ferizaj

14:03 | 24 Gusht 2021

Është arrestuar i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjeçares, M.O, Dardan Krivaqa.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se është arrestuar i dyshuari për ‘’Vrasje të rëndë’’. Vrasja e rëndë, ka ndodhur me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) . Ai po shoqërohet në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.

RTV Dukagjini ka publikuar pamje të momentit kur Dardan Krivaqa I shoqëruar nga Policia e Kosovës është futur brenda stacionit policor në Ferizaj.

Komento: