Me dy garuese, Kosova synon medalje në Grand Slamin “Baku 2022”

15:17 | 03 November 2022

Kosova me dy garuese synon medalje në Grand Slamin “Baku 2022”.

Kosova do të marrë pjesë me dy garuese në Grand Slamin e Bakusë, i cili do të nisë nesër.

Vendin tonë në garën prestigjioze të Azerbajxhanit do ta përfaqësojnë garueset, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

Nora shihet si pretendente për medalje në kategorinë deri në 57 kilogramë, shkruan “Gazeta Express”.

E medalje do të synojë edhe Loriana në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Gjakova do të garojë të premten, kurse Loriana të dielën.

Të dyja fituan medalje në Grand Slamin e Abu Dhabit, që u mbajt së fundmi.

Në këtë garë do të marrin pjesë garues nga mbi 50 shtete të botës me afro 400 garues.

Komento: