Ballkani e mbyll pjesën e parë me dy gola epërsi ndaj Larnes.
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Larnes, me kampionët e Kosovës që dominuan.
45 minutat e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyllën me rezultatin 2:0, shkruan Gazeta Express.
Albion Rrahmani shënoi fillimisht nga pika e penalltisë pas 26 minutave lojë. Penalltia u fitua nga Nazmi Gripshi.
Shtatë minuta më vonë (33’), Ballkani ndërtoi një aksion të bukur, me Gripshin që dha një asistim për Almir Kryeziun, që dyfishoi epërsinë.
Kujtojmë se Ballkani dhe Larne po zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave, në Irlandën e Veriut.