Më dy orë vonesë ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës sot po mban seancë të jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet platforma për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë seancë do të shqyrtohet për herë të dytë projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.
Pas kësaj seance të jashtëzakonshme pritet të nis një e rregullt.