Me dy viktima nga aksidentet nis mëngjesi në Shqipëri

09:12 | 31 Gusht 2022

Mëngjesi nis me dy viktima nga aksidentet në Shqipëri.

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ky është aksident i dytë me viktima vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm në vend, pas atij të ndodhur në Fier.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë” në Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, një 49-vjeçar nga Kosova me iniciale F. M., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin H. R., 75 vjeç, banues në Cakran.

U shoqërua në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Komento: