Më e ngarkuara pika tek Dheu i Bardhë

09:12 | 28 Dhjetor 2022

Pika tek Dheu i Bardhë më e ngarkuara.

Mbrëmë në pikën kufitare në Merdarë nga ana e Serbisë u vendosën barrikada duke ua pamundësuar bashkëatdhetarëve ardhjen në Kosovë nga kjo pikë.

Kështu atyre iu mbetet shfrytëzimi i rrugëve alternative siç është ajo e pikës kufitare tek Dheu i Bardhë, e paraqitet si më e ngarkuara.

Tek kjo pikë koha për të hyrë e për të dal shkon deri në 10-15 minuta.

Derisa përveç Merdarës, të mbyllura janë edhe pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Komento: