Banka deklarohet pasi iu plaçkit.
Policia thotë se janë katër të dyshuar për rastin, asnjëri nuk është arrestuar
Bankat në Kosovë po vazhdojnë të plaçkiten.
E fundit që ra pre e hajnave, është TEB, përkatësisht një bankomati i saj në Prishtinë, raporton T7.
Në orët e para të mëngjesit, sipas Policisë, katër të dyshuar kanë kryer vjedhjen në rrugën “Nazim Gafurri”.
Policia e Kosovës ka treguar edhe mënyrën se si të dyshuarit e kryen këtë vepër.
Por, i paprekur ka mbetur bankomati i një banke tjetër.
Vjedhja e së dielës në Prishtinë është plaçkitja e dytë e armatosur në bankën TEB brenda pak muajve.
E kjo i ka shqetësuar zyrtarët e këtij biznesi.
Zëdhënësi i TEB-it, Driton Latifi, thotë se ende nuk e dinë se sa janë humbjet financiar nga kjo plaçkitje.
Por, dëmet anësore, përveç lokalit ku gjendej bankomati, janë minimale.
E mënyra se si është bërë sulmi me eksploziv, për njohësin e sigurisë, Avni Islami, është profesionale.
Islami thotë se gjendja e sigurisë është duke u përkeqësuar vazhdimisht.
Që nga viti i kaluar janë shtuar grabitjet e armatosura në banka dhe institucione të tjera financiare.
Në dhjetorin e 2018, një polic ishte vrarë në detyrë, përderisa tentonte të parandalonte një plaçkitje në Istog.
E i vrarë në vend kishte mbetur edhe plaçkitësi.