Me flokët gërsheta e me syza firmato, Leonora shfaqet hot në bikini gjatë pushimeve në Turqi

11:20 | 17 Shtator 2021

Këngëtarja kosovare, Leonora Jakupi, është duke shijuar pushimet e saj në Turqi.

Përmes fotove ajo po tregon se është larguar paksa nga përditshmëria e saj rutinë dhe se tani për disa ditë po gjen qetësi afër detit, shkruan ORAinfo.

Përkundër kalimit të viteve ajo vazhdon të jetë një vajzë shumë e mbajtur e cila di të kujdeset shumë për vetën dhe fizikun e saj.

Edhe së fundi, Leonora u paraqit mahnitëse në disa poza joshëse, teksa shihet e veshur me shumë stil.

Këngëtarja nga Drenica shihet e veshur një palë bikini të markës “Dior” të kombinuara me një kapele nga e njëjta markë, syze dielli dhe në këmishë të bardhë të vendosur sipër.

Me flokët gërsheta, Leonora kishe vendosur grim të lehtë në fytyrë. Kaq joshëse po duket ajo. /ORAinfo/

Komento: