Ana Bërnabiq pritet të vije në Kosovë në muajin e ardhshëm.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka treguar të martën se homologia e tij serbe, Ana Bërnabiq, do të jetë e ftuar për të qenë në Prishtinë në fillim të prillit, bashkë me krerët e qeverive të shteteve të rajonit.
Ai synon të organizojë në Kosovë një takim të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të diskutohej procesi eurointegrues.
E, midis mysafirëve synon ta ketë edhe komisarin e Bashkimit Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, shkruan sot “Koha Ditore”.
“E kisha kërku dakordimin tuaj që në fillim të prillit t’i ftoj kryeministrin e Shqipërisë, të Maqedonisë, të Malit të Zi, pastaj shpresoj të Kroacisë e të Bosnjës, e nëse vjen edhe e Serbisë, por besoj kjo pak e vështirë”, ka thënë kryeministri Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.
“Pra, t’i kemi këtu dhe të diskutojmë edhe për ato tema që janë me rëndësi për zbatimin e MSA-së (Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit v.j.) nga ana jonë, por edhe për perspektivën e mëtejme integruese të Kosovës në kuadër të ËB6 (Ëestern Balkans Six v.j.)”.
Ka gati dy dekada prej kur është çliruar Kosova dhe deri tash asnjë kryeministër serb nuk ka qenë në Kosovë me ftesë të autoriteteve të larta shtetërore.