Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.
Viktimë e dhunës në familje së fundi është edhe një 18-vjeçare në fshatin Qubrel të Skenderajt. Ajo është detyruar të kërkojë ndihmën e Policisë si pasojë e dhunës nga bashkëshorti, me të cilin është martuar që 4 muaj.
Sinjali mëson se i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike sistematike ndaj viktimës dhe të njëjtën e ka goditur edhe me shuplakë.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.
Ndërkohë e reja bashkë me beben tremuajshe, është larguar që të jetojë te familja e saj.