Me gomone drejt Anglisë, ambasada u bën thirrje shqiptarëve: Mund të humbni jetën, mos rrezikoni

22:39 | 21 October 2022

Ambasada britanike në Tiranë i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të cilët ndërmarrin rrugë të rrezikshme me gomone drejt Britanisë.

Më anë të një postimi në Twitter, ambasada ka paralajmëruat qytetarët shqiptarë të mos rrezikojnë pasi mund të humbasin edhe jetën si pasojë e kushteve të motit.

“Duke u përpjekur për t’u larguar nga Shqipëria për në Mbretërinë e Bashkuar mund të humbësh edhe jetën nga kushtet e rrezikshme të motit.

Mos rreziko!”, shkruan ambasada.

Ky paralajmërim vjen pasi në mediat britanike raportohen pa fund raste të shqiptarëve që mbërrijnë ilegalisht në vend, kryesisht me anë të udhëtimit me gomone.

Komento: