Me helikopter 15 milionë dollarësh, Neymar shkon në stërvitje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Me helikopter 15 milionë dollarësh, Neymar shkon në stërvitje

21:35 | 28 Maj 2019

Neymar në stërvitje me helikopter 15 milionë dollarësh.

Neymar njihet për jetën e tij të shfrenuar, si çdo yll brazilian në futboll, që shpesh i ka kushtuar edhe me hapa prapa në karrierë.

Gjthsesi, ylli i PSG befasoi në stërvitjen e Brazilit duke ateruar me një helikopter të zi të tipit Mercedes, e që kushton hiç më pak se 15 milionë dollarë.

Neymar humbi tre muaj të sezonit 2018/19 për shkak të lëndimit, por e mbylli sezonin me statistika mbresëlënëse – duke shënuar gol çdo 65 minuta në kampionatin francez, përcjell lajmi.

Por ai kërkon që të stoliset me një trofe me fanellën e Brazilit, andaj do kërkojë triumfin në Kupën e Amerikës.

‘Seleçao’ ndeshjen e parë në kompeticionin e Amerikës-Latine e zhvillon ndaj Bolivisë në Sao Paulo më 14 qershor njëkohësisht edhe ndeshja hapëse.

Ajo që befasoi më shumë ishte ardhja me stil e Neymar në stërvitje, me helikopterin e tij “H-145”.

Komento: