Krasniqi e përfundon vizitën në ShBA, me homazhe tek varret e vëllezërve Bytyqi.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka përfunduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke bërë homazhe në Yonkers, pranë varreve të heronjve shqiptarë, vëllezërve Bytyqi.
“Bashkë me vëllanë e tyre, Ilirin, si dhe bashkëluftëtarë të tyre nga Batalioni “Atlantiku”, nderuam guximin heroik dhe sakrificën e Mehmetit, Agronit dhe Yllit”.
“Vëllezërit Bytyqi janë shembull i atdhedashurisë. Në kohët më të vështira për Kosovën dhe popullin tonë, me bekimin e prindërve të tyre, ata lanë rehatinë e jetës në SHBA dhe morën rrugën e lavdisë për çlirimin e vendit, duke iu bashkuar radhëve të UÇK-së”.
“Populli i Kosovës do t’i jetë përjetësisht mirënjohës familjes Bytyqi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës. Ndërkaq, Kosova dhe institucionet tona nuk duhet të ndalen së kërkuari drejtësi, deri kur kriminelët serbë të marrin dënimin e merituar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi!”,ka shkruar Krasniqi.