
Një ngjarje e mistershme ka ndodhur në Greqi, dhe kjo ngjarje lidhet me futbollistin Ruben Semedo.
Semedo po kalon nëpër telashe të mëdha, pasi u akuzua për përdhunim ndaj një vajze 17 vjeçe.
Por, gjithçka është kthyer në një mister, pasi lojtari ka pranuar një mesazh në instagramin e tij.
“Paç fat në burg! M’i paguaj 15 mijë euro dhe unë nuk do të them asgjë”, thuhet të jetë mesazhi që avokatët e lojtarit kanë përdorur në argumentimin e tyre, sipas medieve greke, përcjell Periskopi.
Avokatët e lojtarit kanë provuar të japin edhe disa dëshmi të tjera që ai nuk ishte pjesë e një krimi të tillë.
Lojtari tashmë do të ketë mundësi të lirohet, me anë të një pagese prej 10 mijë eurove.