“Më ka ardhur ftesa nga Trump”- Edi Rama flet për vizitën në SHBA dhe Bordin e Paqes

11:05 | 15 Shkurt 2026
“me-ka-ardhur-ftesa-nga-trump”-edi-rama-flet-per-viziten-ne-shba-dhe-bordin-e-paqes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se ka marrë një ftesë zyrtare nga Presidenti i Donald Trump për të vizituar Washingtonin në ditët në vijim, me rastin e themelimit zyrtar të Bordit të Paqes.

Rama theksoi se pjesëmarrja në këtë iniciativë përfaqëson një nivel të lartë angazhimi në diskutimet mbi të ardhmen e paqes dhe rolin e Shqipërisë në çështjet globale.

Ai shtoi se “Shënimi i fundit është i lidhur me jetën ndërkombëtare, nëse mund ta quaj kështu. Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s’më kanë ftuar, se… se… se…”

Rama theksoi gjithashtu rëndësinë e rolit të Shqipërisë në këtë iniciativë.

“Do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”, tha Rama. /Telegrafi/

Komento: