
Disa javë pas seancës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku u fol për Kosovën, Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i është kujtuar të reagojë ndaj komenteve që Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla pati për të.
Në atë seancë, Gërvalla iu drejtua Daçiqit me nofkën “Slloba i vogël”, duke i thënë se e ka të vështirë ta pranojë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë.
“Sapo treguat sot pse njerëzit në Serbi, në vitet e 90-ta ju kanë quajtur “Slloba i Vogël”. Pra, një Slobodan i vogël, një Millosheviq i vogël, shkaku i ‘bossit’ tuaj”, i kishte thënë Gërvalla-Daçiqit.
Në një intervistë për një televizion serb, MPJ-ja i Serbisë tha se i ka mbetur hatri pse Gërvalla e quajti “Slloba i vogël”, e jo një Slobodan Millosheviq i vërtetë.