“Më kanë marrë në qafë, më jepni 1 orë kohë”, vijojnë negociata për dorëzimin e Nertil Buzit, autori i krimit kërcënon për vetëvrasje

13:35 | 24 Korrik 2026
“me-kane-marre-ne-qafe,-me-jepni-1-ore-kohe”,-vijojne-negociata-per-dorezimin-e-nertil-buzit,-autori-i-krimit-kercenon-per-vetevrasje

Vijojnë negociatat për ta bindur Nertil Buzin që të dorëzohet pas krimit të rëndë të kryer mëngjesin e sotëm në Roskovec.

Burime nga vendngjarja i kanë bërë me dije gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, se ai ka kërkuar kohë, ndërsa pretendon se shkak për këtë akt është bërë familja e ish-partneres së tij, duke thënë se ata i kanë marrë paratë.

Nga ana tjetër, ai kërcënon se do të kryejë vetëvrasje.

Korrespondenti i Top Channel, Neritan Trifoni, thekson se grupi negociator i është afruar shumë pranë autorit dhe po vazhdon përpjekjet për ta bindur të dorëzohet, ndërsa ai është ende i armatosur me të njëjtën armë me të cilën dyshohet se kreu krimin.

Komento: