Milot Rashica pritet që gjatë verës të largohet nga Ëerder Bremend. Interesim për të kanë shumë ekipe nga e gjithë Evropa.
Se fundmi në garë për sulmuesin e Kombëtarsë së Kosovës ka hyrë edhe gjiganti italian, Milan.
Gazetari i njohur italian raporton se Ralf Rangnick e ka informuar Milanin që e dëshiron në ekip anësorin e Werder Bremen, Milot Rashicën në ‘San Siro’ gjatë verës.
Në këtë mënyrë Rangnick dëshiron të forcoj repartin e sulmit, përcjell ORAinfo.
Rashica ka shpërthyer veçanërisht këtë sezon, duke mbledhur 31 paraqitje me Bremen dhe duke grumbulluar 10 gola mes Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë.
MilanNews më pas konfirmoi që Milani me të vërtetë është i interesuar të nënshkruajë me 23-vjeçarin e kosovar, pasi ata kërkojnë mundësi për të forcuar krahun e majtë, por që RB Leipzig – skuadra që Rangnick ka qenë trajner janë në pozitë me të favorshme për të nënshkruar me sulmuesin e Kosovës.
Edhe pse Werder ka insistuar se largimi i Rashicës do të ndodh vetëm nëse paguhen 30 milionë, tani Calciomercato raporton se Rashica do të lejohet të largohet nga Bremen për vetëm 16 milionë euro. /ORAInfo/