Me ‘këshillën’ e Rangnick, Milan po e transferon talentin e madh brazilian

10:45 | 12 May 2020

AC Milan ka filluar kontaktet me përfaqësuesit e 19-vjeçar të Bayer Leverkusen, Paulinho.

Ai është një lojtar që Rangnick e dëshiron në ekipin e tij të Milan.

19-vjeçari këtë sezon ka katër gola të kombinuar dhe ka bërë 12 asistime për skuadrën e Leverkusenit, përcjell ORAinfo.

Sipas një raporti nga mediat italiane emërimi i Rangnick është ‘gjithnjë e më i afërt’ dhe si rezultat kuqezinjtë duke e ditur dëshirën e Ralf kanë bërë kontakte me talentin brazilian Paulinho.

Marrëveshja “do të mirëpritet nga Rangnick”, i cili dëshiron të ndërtojë një ekip të ri dhe të aftë për të realizuar idenë e tij për një futboll të fortë dhe të shpejtë.

Ka vetëm kontakte të bëra midis dy palëve dhe asgjë më tej, por Milani mund të rrit interesimin për brazilianin në javët në vijim. /ORAinfo/

Komento: