Me këta dy përbërës shkrihet akulli në xhamin e veturës për një sekondë

15:49 | 12 January 2020

Duke aplikuar këtë përzierje në xhamin e ngrirë të veturës suaj, akulli do të shkrihet.

Duket se ekziston një mënyrë për ta shkrirë xhamin e veturës shpejt, pa përdorur ‘kruese’ akulli apo ndonjë pajisje tjetër për shkrirje.

Videoja që do ta shihni më poshtë nga meteorologu Ken Weathers tregon një zgjidhje të thjeshtë duke përzier ujin me alkool (alkool fërkues) – në një shishe spërkatëse.

Duke aplikuar këtë përzierje në xhamin e ngrirë të veturës suaj, akulli do të shkrihet menjëherë nga vetura, duke i bërë mëngjeset tuaja të dimrit shumë më të shpejta.

Komento: