Ministria e Tregtisë tregon sa do të kushtojë një litër e derivateve sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka treguar se sa mund të kushtojë sot maksimalisht një litër naftë, benzinë dhe gaz.
1 euro e 71 cent do të jetë çmimi i naftës për sot.
Ndërkaq benzina do të jetë 1 euro e 36 cent – ndërsa gazi 77 cent.
Ministria e Tregtisë ka vendosur që gjatë krizës globale që ka përfshirë edhe Kosovën ta caktojë edhe marzhën e fitimit për industrinë e karburanteve në vend.