Me këtë datë hapen lokalet dhe restorantet në Shqipëri

19:17 | 30 Prill 2020

Shqipëria me vendime të reja sa i përket menaxhimit të situatës me koronavirus.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur strategjinë e rihapjes graduale për javën në vijim.

Ajo tha se duke filluar nga 18 maj do të diskutohet për sa u përket hapjes së bareve dhe restoranteve.

“Nga 18 maji dhe në vijim do të vlerësojmë hapjen e njësive të shërbimit bare dhe restorante. Vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjienike. Ky plan është tentativë dhe do t’i shërbejë bareve dhe restoranteve për t’u përgatitur për organizimin e ri për sjelljen dhe kushtet e shërbimit që do të kërkohen. Edhe masat për shkelësit do të jenë më të forta që të mos ketë cenim të publikut,” tha ministrja Manastirliu.

Komento: