Me këtë datë Hungaria mbyll kufijtë

21:24 | 28 August 2020

Hungaria mbyll kufijtë për vizitorët e huaj.

Hungaria do të rimbyllë kufijtë e saj për vizitorët e huaj nga 1 shtatori, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të COVID-19 jashtë vendit.

“Shumica e infeksioneve të regjistruara në Hungari po vijnë nga jashtë”, tha zëdhënësi i qeverisë, Gergely Gulyas.

Sipas autoriteteve, në vend do të lejohen të hyjnë vetëm shtetasit hungarezë ose shtetasit e vendeve të tjera, që kanë një arsye të vlefshme për të hyrë.

Banorët duhet të mbajnë maska në të gjitha vendet e mbyllura publike, përveç restoranteve dhe të zbatojnë rregullat e distancimit shoqëror.

Hungaria ka regjistruar 132 infeksione të reja në 24 orët e fundit, në një popullsi prej afërsisht 10 milionë banorë.

Komento: