Më këtë datë pritet të rikthehen stërvitjet në Serie A

22:46 | 09 April 2020

Koronavirusi ka nisur të zbehet në Itali dhe kubet nga Serie A duket se janë gati të kthehen në stërvitje.

Qeveria e Italisë pritet që të shtyjë ‘izolimin’ e qytetarëve deri më 3 maj, por duket se do të ketë përjashtime për disa.

Lojtarët e Serie A mund të kthehen në fushat e blerta para 3 majit, për t’i bërë disa teste fillestare, para rikthimit në stërvitje.

‘Sky Sport Italia’ shkruan se të gjitha skuadrat e Serie A pritet të kthehen në stërvitje më 3 maj, transmeton lajmi.

FIGC më herët ka marrë një protokol nga qeveria ku tregohet se si duhet vepruar me lojtarët, pas rikthimit në seancat stërvitore.

Të gjithë lojtarët pritet t’i nënshtrohen disa testeve të mushkërive dhe zemrës, për të vërejtur nëse janë imun ose jo.

Komento: