Pavarësisht interesimit të Interit në mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot Barcelona nuk do të thotë se ata kanë hequr dorë nga Frenkie de Jong, raporton Marca përcjell ORAinfo.
Kampionët e Ligës mund të rrëmbejnë futbollistin në fjalë si një agjent i lirë në verën e ardhshme, por do të vazhdojnë të eksplorojnë një tjetër marrëveshje për një talent shumë të vlerësuar në Ajax, Frenkie de Jong.
Dy mesfushorët qendrorë kanë qenë shumë të lidhur me gjigantë katalanas në muajt e fundit, me raportin që sqaron se klubi është i gatshëm të nënshkruajë dyshen në fjalë.
Ai thekson se si treshja e Serxho Busquets, Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal janë tani të gjithë mbi 30 vjeç, ndërsa Philippe Coutinho ‘nuk është përshtatur’ me këtë pozitë./ORAinfo/