Me këtë gjest Mustafi tregon largimin nga Arsenali

22:43 | 07 Korrik 2019

Shkodran Mustafi ka hequr ‘Player for Arsenal’ nga profili i tij i Instagram, duke sugjeruar se ai mund të jetë gati të largohet nga klubi i Londrës së Veriut.

Gunners po veprojnë në një buxhet të kufizuar transferimi dhe mund të kërkojnë të shesin lojtarët për të shtuar fondet e tyre, thonë The Mirror, përcjell ORAinfo.

Në varësi të ndryshimit në biografinë e tij në faqen e rrjeteve sociale, Arsenali nuk ka marrë asnjë ofertë për Mustafin./ORAinfo/

Komento: