Me këtë politikan do të drekojë sot Edi Rama në Prishtinë

11:01 | 29 Qershor 2020

Me cilin politikan do të drekojë sot Edi Rama në Prishtinë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot gjatë ditës do të vizitojë Kosovën, raporton Gazeta Express.

I njëjti është bërë e ditur se do të takohet me disa prej liderëve të vendit dhe të partive politike.

Sipas agjendës që është publikuar në media, takimi i parë i kryeministrit Rama do të jetë me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

Ky takim do të mbahet në ora 13:15 në selinë e Nismës në Prishtinë.

Pas takimit, Rama dhe Limaj do të drekojnë së bashku në ora 14:00 në njërin nga restorantet e Prishtinës.

Komento: