Me këtë veshje, Leonora tregon se është një zonjë e vërtetë

11:05 | 22 Tetor 2021

Leonora Jakupi, vazhdon të jetë njëra nga personazhet më të komentuara në show-bizzin shqiptar.

Ani pse kohëve të fundit nuk ka sjellë një projekt të ri, ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga publiku shkruan ORAinfo.

Pamja dhe stili i saj është komentuar gjithmonë, ani pse ajo çdo ditë e më shumë po duket se veç po rinohet.

Me rënien e temperaturave, edhe stili i saj në veshje ka ndryshuar. E kombinuar me një pallto gjigante dhe tejet të veçantë, këngëtarja edhe një herë ka treguar se është unike në stilin e saj./ORAinfo/

Komento: