“Me liderë nga mbarë bota”, pasi shtrëngoi duart me Trump Presidentja Osmani bën një paraqitje tjetër nga Parisi

23:08 | 07 Dhjetor 2024
“me-lidere-nga-mbare-bota”,-pasi-shtrengoi-duart-me-trump-presidentja-osmani-ben-nje-paraqitje-tjeter-nga-parisi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se po qëndron në Paris, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron për ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame.

Osmani përmes një fotografie të publikuar ka njoftuar se është nën shoqërimin e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu.

“Notre-Dame, një simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë, vazhdon të frymëzojë botën me historinë dhe vlerën e saj kulturore e shpirtërore”, shkroi Osmani.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë shumë liderë botërorë, e në mesin e tyre edhe presidenti i zgjedhur i ShBA’ve, Donald Trump, me të cilin, Osmani publikoi fotografi duke i shtrënguar duart./Gazeta10

Komento: