Me lot në sy, jep dorëheqje Theresa May

12:17 | 24 Maj 2019

Ka dhënë dorëheqës nga posti i kryeministres së Mbretërisë së bashkuar, Theresa May.

Ajo bëri të ditur të premten se do ta lërë postin e udhëheqëses së Partisë Konservatore më 7 qershor.

Pas vendimit të saj do të nis edhe gara për ta zëvendësuar atë si udhëheqëse konservatore dhe kryeministre.

May ishte nën presion për t’u larguar nga posti i shefes së qeverisë britanike pas një reagimi nga deputetët e saj kundër planit të saj për Brexit.

Parlamenti ka kundërshtuar tri herë marrëveshjen e Theresa May për tërheqjen nga Bashkimi Evropian.

Komento: