Mes shumë emocioneve, Bonaventura përshëndetet me ‘San Siro’.
Mesfushori italian, Bonaventura, ka luajtur mbrëmë ndeshjen e fundit si lojtar i skuadrës së Milan.
Pas një dekade të kaluar me klubin ‘Rosoneri’, lojtari do të largohet gjatë kësaj vere, dhe kjo nuk ishte e lehtë aspak për të.
Bonaventura mbeti i fundit në fushën e blertë, duke u përshëndetur me terrenin ku luajti këto vite.
Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, lojtari shihet të ishte në emocione të mëdha.
— TeamMilanAC (@TeamMilanAC) August 1, 2020
Lojtari ka Beneventon dhe Torinon si opsione më të mundshme për të vazhduar karrierën.